Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vdes organizatori i skandalit “Watergate”, George Gordon Liddy

Skandali i “Watergate” rrëzoi presidedntin amerikan Richard Nixon.

George Gordon Liddy, ish-agjent i FBI dhe organizator skandali i “Watergate”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Djali i tij, Thomas Liddy, konfirmoi vdekjen e babait të tij dhe theksoi se vdekja nuk kishte lidhje me Covid-19.

Liddy punoi për komitetin e rizgjedhjes së presidentit Richard Nixon dhe ishte njeriu që orkestroi futjen brenda godinës së Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike në 1972.

Ai u dënua si pjesë e grupit që organizoi aksionin, që kishte si qëllim përgjimin e rivalëve të Nixon.

Nga 20 vitet e dhëna për arrest, ai kreu vetëm katër, pasi iu ul dënimi nga një vendim i presidentit Jimmy Carter.

Më vonë, Liddy drejtoi një emision radiofonik dhe bëri karrierë edhe në aktrim.

Skandali i “Watergate” solli edhe rrënimin politik të presidentit Nixon. Dekada më vonë, Liddy u rikthye në politikë, duke marrë pjesë edhe në fushata për mbledhje fondesh për republikanët, si ish-kandidati për president, John McCain.

Skandali Watergate

Skandali Watergate ishte një skandal politik në Shtetet e Bashkuara që përfshinte administratën e presidentit Richard Nixon, nga 1971 deri në 1974.

Skandali buronte nga përpjekjet e vazhdueshme të administratës Nixon për të mbuluar përfshirjen e saj në ndërhyrjen e 17 qershorit 1972 në selinë e Komitetit Demokratik Kombëtar.

Pasi u arrestuan pesë autorët, shtypi dhe Departamenti i Drejtësisë i lidhën paratë e gatshme të gjetura në ato kohë me komisionin e fushatës së rizgjedhjes së Nixon.

Si doli ‘sekreti i fundit më i mirë’ i Uashingtonit

Lindur si George Gordon Battle Liddy në New Jersey në 1930, ai thuhet se ishte një djalë që u frymëzua nga fjalimet e Adolf Hitlerit.

“Nëse një komb i tërë mund të ndryshohet, kështu mund të bëhet edhe një person”, shkroi ai në autobiografinë e tij, duke kujtuar se si ai poqi dhe hëngri një mi në moshën 11 vjeçare, në mënyrë që të kapërcejë frikën e tij nga brejtësit.

Pasi kishte shërbyer në ushtri dhe kishte mbaruar shkollën juridike, Liddy u bashkua me FBI-në dhe u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë, për të ndihmuar në fushatën e rizgjedhjes së Richard Nixon.

Vjedhja e fshehtë, fshehja dhe hetimi pasues çuan në një nga skandalet më të mëdha politike të Amerikës.

Liddy, Hunt dhe pesë të tjerë u arrestuan dhe u përballën me akuza për komplot, vjedhje dhe përgjime të paligjshme.

Liddy ishte i vetmi që refuzoi të bashkëpunonte me prokurorinë.

Vite më vonë, Liddy tha se “Unë do ta bëja përsëri për presidentin tim”.

Pas lirimit nga burgu, ai themeloi një firmë sigurie, shkroi libra  dhe u bë një provokues i bisedave konservatore.

Postime të ngjashme

“Takimi Mitsotakis-Erdogan, një hap drejt një vere më të qetë”

Bekim Laçi

Si skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Bekim Laçi

Kremlini nuk pret marrëveshje në samitin Putin-Biden

Bekim Laçi

Dalin pamjet, në laboratorin e Wuhanit kishte lakuriqë nate të gjallë

Bekim Laçi

OBSH: Numri i të infektuarve me coronavirus po bie, por jo edhe i të vdekurve

Bekim Laçi

Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...