Ka vdekur profesori dhe intelektuali nga Peja, Prof.Dr. Zejnullah Gruda. Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur miqtë e tij të afër. Po ashtu për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.
Muhaxheri tha se Gruda ishte njëri ndër profesorët pejanë më të shquar.
“Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda. Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike. Ngushëllimet i përcjell edhe tek të afërmit e tjerë, miqtë, kolegët dhe studentët e profesorit të ndjerë. I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Gruda”, shkroi ai.
Guda gjatë gjithë karrierës së tij është marrë me botime dhe publikime të shumta. Ndërkohë që ka qenë aktiv me opinionet e tij, sidomos sa i përket çështjeve të kufijve.
Ai po ashtu ka qenë prej shumë vitesh profesor i rregullt universitar. Gruda ka qenë anëtari i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi ndërsa në kohën e ish Jugosllavisë ka shërbyer edhe si ambasador në Panama.