Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Vdes regjisori Muharrem Fejzo

Regjisori i njohur shqiptar, Muharrem Fejzo, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Joe Fejzo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan ai.

Muharrem Fejzo kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-ën. Fillimisht nisi punë si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”.

Ka realizuar disa buste në Shqipëri, si atë të “Zonjës Çure” etj. Më 1966 diplomohet për aktor dhe më tek si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.

Ka realizuar regjinë e filmave më të rëndësishëm në kinematografinë tonë, si “Mësonjtrotja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”, “Mëngjese të reja”. Ai mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.

Postime të ngjashme

Në Tetovë u mbajt edicioni VIII i manifestimit kulturor “LIDHJA NA BASHKON”

R Zh

“Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris”, çelet sezoni artistik teatror në Teatrin Metropol

Lea Muslija

“Chopin Piano Fest”, sjell në Prishtinë pianistin hungarez

Lea Muslija

Geer me mesazh për mbrojtje të pasurisë natyrore dhe kulturore në Ohër

Zekirija Haxhiu

Romani i cili ndryshoi mënyrën se si ne e perceptojmë kohën

Lea Muslija

“Siddhartha” në ujërat e filozofisë hinduiste

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...