Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vdesin 10 foshnje nga shpërthimi i zjarri në një spital të Indisë

Dhjetë foshnje vdiqën në repartin e maternitetit të një spitali në rajonin Maharashtra të Indisë të shtunën në mëngjes për shkak të shpërthimit të një zjarri.

Stafi i spitalit arriti t’i shpëtonte shtatë foshnja të tjera nga kjo fatkeqësi, por nuk arritën të bënin më shumë shkaku i përhapjes së flakëve, tha mjeku Pramod Khandate

Sipas raportimeve, mosha e foshnjave të vdekura është nga disaditëshe në tremuajshe, shkruan The Guardian.

“Shkaktari i zjarrit ende nuk është i njohur, por stafi ynë e shoi atë sa më shpejt që mundi. Tymi e shkaktoi vdekjen e foshnjave”, tha Khandate.

Zjarrfikësit ia dolën që ta parandalojnë përhapjen e zjarrit në repartet tjera të spitalit dhe pacientët tjerë u vendosën në zonë të sigurt. Autoritetet urdhëruan që menjëherë të fillojnë hetimet për këtë rast.

Raste të ngjashme në spitalet e Indisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Në gusht të vitit të kaluar, tetë pacientë të koronavirusit vdiqën nga një zjarr në një spital të Ahmedabadit, ndërsa në nëntorin që shkoi, pesë pacientë të tjerë vdiqën nga një zjarr në një klinikë në Rajkot.

Për shkak të këtyre incidenteve, Gjykata Supreme e Indisë ka kërkuar që të hartohet një raport për sigurinë e spitaleve të kushtuara pacientëve me koronavirus.

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...