Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Vdesin dy lehona pas lindjes, ishin të infektuara me Covid, foshnjat janë gjallë

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit, dy lehona kanë ndëruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid 19, përcjellë Zhurnal.

Siç bëjnë të ditur mediat maqedonase, dy lehonat kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Njëra ka patur 33 vjet ndërsa tjetra 32 vjet. Njëra foshnje është mirë dhe është lëshuar në shtëpi ndërsa tjetra foshnje është në gjendje kritike.

Njëra lehonë është 33 vjeçare nga Dellçeva. Ajo ka lindur djalë me peshë 3200 gram. Ajo është pranuar në Klinikën e Gjinekologjisë më 10 mars në gjendje të rëndë me temperaturë prej 38,5 dhe me koll. Ka lindur më 11 mars ndërsa më 14 mars është dërguar në spitalin “8 Shtatori”. Më 9 mars ajo kishte rezultuar negativ në PCR test ndërsa më 10 mars pozitiv.

Tjetra lehonë është një 32 vjeçare nga Shkupi. Ajo ka lindur para kohe në javën e 30. Ajo është dërguar në Klinikën infektive më 20 mars në gjendje të rëndë, dhe menjëherë pas lindjes, përshkak gjendjes të rënduar është dërguar në urgjencë. Foshnja e saj është vajzë dhe ende ndodhet në repartin për kujdes intenziv në Gjinekologji.

Më tepër informata priten nga institucionet shëndetësore gjatë ditës.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Një qytetar i Dibrës është plagosur me armë zjarri

Zekirija Haxhiu

Marihuana në malin e Tetovës, paraburgosen tre shkupjanët!

Dafina Vidishiqi

Ndërron jetë 32 vjeçarja që u përfshi në aksidentin në Ferizaj, ku kishin humbur jetën edhe katër familjarët e saj

Dafina Vidishiqi

Tragjedi në Kërçovë / Djali ther me thikë babain, nga plagët vdes në spital

Dafina Vidishiqi

Aksident i tmerrshëm afër parkut të Çairit, ka të lënduar

Dafina Vidishiqi

Sanksionohen 213 shoferë në Shkup, 34 për vozijte të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...