Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Vdiq aktori Paul Ritter në moshën 54-vjeçare

Aktori britanik i teatrit dhe filmit, Paul Ritter, më së miri i njohur për rolin e tij në serialin komik, “Friday Night Dinner”, ka vdekur nga tumori në tru. Ai ishte vetëm 54-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i aktorit, të martën më 6 prill.

“Me pikëllim të thellë mund ta konfirmojmë lajmin që Paul Ritter humbi jetën mbrëmë. Ai vdiq i qetë në shtëpi i rrethuar nga bashkëshortja e tij Polly dhe djemtë Frank dhe Noah. Ai ishte 54-vjeçar dhe vuante nga tumori në tru. Paul ishte një aktor jashtëzakonisht i aftë dhe i talentuar, që luante një larmi të madhe rolesh në skenë dhe ekran. Ai ishte shumë inteligjent, i dashur dhe shumë qesharak. Do të na marrë malli shumë për të”.

Gjatë karrierës së tij si aktor i filmit dhe televizionit, Ritter kishte luajtur në projekte të tilla si seriali hit i kanalit HBO, “Chernobyl”, drama “Vera and Paul Abbott’s No Offence”, filmi “Quantum Of Solace”, “Harry Potter And The Half Blood Prince”, si dhe së shpejti do të shfaqet me rol dytësor në filmin e ardhshëm të regjisorit John Madden, “Operation Mincemeat”, e cila flet për Luftën e Dytë Botërore dhe ku rolin protagonist e luan aktori Colin Firth.

Ritter po ashtu shquhej si aktor i skenës teatrale. Në vitin 2006 ishte nominuar për çmimin prestigjioz “Olivier Award”, për rolin e tij në shfaqjen “Coram Boy”, he në vitin 2009 kishte marrë nominim për çmim “Tony”, duke u vlerësuar performanca si protagonist i shfaqjes “Norman Conquests”.

Lajmi për vdekjen e aktorit u prit me pikëllim nga komuniteti artistik në Britani të Madhe e më gjerë, dhe rrjetet sociale u pushtuan nga mesazhe të shumtë ngushëlluese.

Postime të ngjashme

“Kurrë nuk do të rritëm!”, Sara Hoxha poston foto të festës së ditëlindjes së saj

Dafina Vidishiqi

“Prit pak” i thotë Xhensila Lumit B

Dafina Vidishiqi

Rita tregon gjoksin, pozon në të brendshme

Dafina Vidishiqi

Molly e Love Island, në top formë në paraqitjen e saj

Dafina Vidishiqi

Pas lajmeve se janë ndarë, reagojnë Mozzik dhe Loredana

Dafina Vidishiqi

Deputetja e VV-së i hip biçikletës sugjeron të shkohet me të në punë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...