Agjencia Zhurnal.mk

Vdiq dhe u identifikua pas 208 ditëve, si u mbajt në frigorifer shtetasi afgan

Shkup, 9 tetor – Trupi i të riut Kajum u vendos në një labirint legal dhe në një frigorifer për 208 ditë, derisa një anëtar i familjes erdhi për ta identifikuar atë. Ekipi i Legis përfundoi procedurat ligjore dhe dje (8 tetor) djali u varros më në fund në Maqedoni.

Një djalë 16-vjeçar nga Afganistani, Qayyum Nasiri, vdiq në Maqedoni më 17 Mars të këtij viti pasi pësoi një goditje elektrike në 14 Mars, ndërsa po përpiqej të hipte në një tren mallrash.

Dëshira dhe e drejta e tij e vetme ishte trajtimi njerëzor dhe liria e lëvizjes. Por që nga viti 2016 dhe mbyllja e rrugës Ballkanike, refugjatëve dhe migrantëve u është mohuar e drejta në Maqedoni, tha Legis.

Trupi i të riut Qayyum Nasiri u vendos në një labirint legal dhe në një frigorifer për 208 ditë, derisa një anëtar i familjes erdhi për ta identifikuar atë. Ekipi i Legis përfundoi procedurat ligjore dhe dje (8 tetor) djali u varros më në fund në Maqedoni.

Kompania e varrimit uli kostot në 650 euro, të cilat u mblodhën në vetëm një orë pas një apeli për një dhurim nga Legis.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve shtetërore të mos lejojnë një situatë të tillë në të ardhmen.Qayyum Nasiri ishte një djalë që kishte një ëndërr për një të ardhme më të mirë, por nëse nuk mund ta ndihmojmë të realizojë ëndrrën e tij, ne duhet të tregojmë dhembshuri dhe qasje njerëzore ndaj këtyre njerëzve në nevojë në momentet e fundit në vendin tonë. Ata nuk janë thjesht dokumente, ato janë qenie njerëzore me dinjitet dhe të drejta”, thonë nga Legis.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...