Agjencia Zhurnal.mk

Vdiq traktoristja e parë femër që u bë frymëzim i qindra grave

Ajo është shpallur edhe si ikonë kombëtare kineze Një grua e cila ishte dhe shoferja e parë femër për traktorë në Kinë, vdekur në moshën 90 vjeç.

Në vitin 1948, Liang Jun u bë e vetmja femër në Kinë që mori detyrën, kur u regjistrua në një klasë stërvitore për traktorët. Më shumë se një dekadë më vonë, imazh i saj që drejtonte me krenari një traktor u shfaq në kartëmonedhën një-juan të Kinës.

“Askush nuk mund të vozisë ashtu si unë,” kishte thënë ajo në një intervistë të hershme. “Nuk kam asnjë pendim në këtë jetë”.

Liang Jun lindi në 1930 në një familje të varfër në provincën e largët të Kinës Heilongjiang. Ajo i kaloi shumicën e viteve të para duke ndihmuar në një fermë, si dhe duke studiuar në një shkollë rurale.

Në 1948, kur një shkollë lokale hapi një kurs për të trajnuar drejtuesit e traktorëve, ajo e shfrytëzoi këtë mundësi. Sipas mediave lokale, ishin 70 meshkuj në klasë dhe Liang Jun ishte gruaja e vetme.

Pasi përfundoi trajnimin e saj, ajo u bë shoferja e parë për traktor në vend. Një vit më vonë, udhëheqësi komunist Mao Zedong njoftoi krijimin e Republikës Popullore të Kinës.

Në epokat e mëparshme në Kinë, fisnikët, poetë dhe udhëheqësit ushtarakë ishin ata që duhet të admiroheshin. Por kur komunistët morën pushtetin në 1949, lindi një lloj i ri hero – punëtori model. Shteti kinez promovoi individë të varfër dhe punëtorë.

Liang Jun ishte një nga të parët dhe një nga punëtorët e këtij modeli. Fytyra e saj e buzëqeshur ndërkohë që drejton traktorin e saj në kartëmonedhën “një-juan” duhej të frymëzonte të tjerët.

Ajo u bë një simbol për të gjitha gratë kineze, dhe mundësitë që hapën për to. Liang u bë një inxhiniere dhe politikane. U bashkua me Partinë Komuniste Kineze (CCP) si anëtare dhe më vonë u dërgua në një shkollë në Pekin për të mësuar më shumë rreth makinerive bujqësore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...