Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Vdiq violinisti i njohur izraelit, Ivry Gitlis

Violinisti i njohur izraelit Ivry Gitlis, ka vdekur të enjten në moshën 98-vjeçare në Paris, kanë njoftuar familjarët e tij, përcjell BBC-ja të premten.

Një figurë jashtëzakonisht karizmatike me pasion për eksperimente, Gitlis është përshkruar si një nga më të mirët të muzikës klasike.

Ai luajti me orkestrat më të mira në botë, por performoi edhe me yje të rokut dhe xhazit.

Në vitin 1955, ai u bë muzikanti i parë izraelit që luajti në Bashkimin Sovjetik.

Gitlis ishte gjithashtu një avokat i vendosur i procesit të paqes Izrael-Palestinë.

Ai lindi në vitin 1922 në Haifa nga prindër hebrenj që ishin larguar nga Ukraina dhe filloi të luante violinë kur ishte gjashtë vjeç.

Gitlis kishte një karrierë të suksesshme muzikore dhe ishte ambasador i vullnetit të mirë për Kombet e Bashkuara.

Postime të ngjashme

“Ariu i Artë” për filmin e pazakontë rumun

S.B.

Në Louvre kthehet parzmorja që ishte vjedhur gati 40 vjet më parë

S.B.

Shkodran Tolaj sjell projektin premierë “Nga Shkupi në Prekaz” për Epopenë e Adem Jasharit në 23 vjetorin e lavdishëm

S.B.

Holandë/ Mbrëmja poetike mbledh poetë shqiptarë dhe holandezë për 7-8 mars

S.B.

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Agim Krajka

S.B.

“Berlinale 2021” në modusin e pandemisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...