Veber kërkon nga VMRO-DPMNE që ta respektojë Marrëveshjen e Prespës

nga Redaksia

Shkup, 23 maj – Porosi deri te drejtuesit e VMRO-DPMNE-së që të respektojë Marrëveshjen e Prespës dhe të përdor emrin Maqedonia e Veriut, ka dërguar përmes platformës Iks, kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Manfred Veber, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet në tërësi të respektojë dispozitat e Marrëveshjes së Prespës dhe të përdorë në vazhdimësi emrin ‘Maqedonia e Veriut’. Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është parakusht bazë për ne si PPE. Përndryshe Evropa nuk mund të funksionojë dhe BE-ja nuk do ta pranojë këtë”, ka shkruar Veber.

Pjesë e Partisë Popullore Evropiane është edhe VMRO-DPMNE dhe Demokracia e Re greke dhe ky është reagimi i parë i PPE-së pas zgjedhjeve për vendin.

Zëdhënësja e SIRIZA-s, Vula Kehaja në brifingun me gazetarë javën e kaluar dërgoi pyetje deri te qeveria greke “nëse ka për qëllim të ngrejë çështjen e përjashtimit të VMRO-së nacionaliste nga Partia Popullore Evropiane, pra partisë simotër të Demokracisë së Re”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More