Veçoria e re e Apple: AirPods do të përkthejnë bisedat në kohë reale?

nga D. V.

AirPods të Apple do të marrin një përditësim softuerësh që do të prezantojë një veçori të re të përkthimit të bisedave, sipas një raporti të Bloomberg.

Kufjet do të përdorin një procesor të lidhur me iPhone për të përkthyer bisedat personale në kohë reale.

Bëhet e ditur se Apple më parë shtoi mbështetje për përdorimin e AirPods si aparat dëgjimi dhe një raport i fundit sugjeron se po punon gjithashtu në AirPods të pajisura me kamera dhe veçori me Al.

Veçoria e përkthimit të bisedave personale thuhet se do të jetë e disponueshme me përditësimin e ardhshëm kryesor të sistemit operativ iPhone të Apple – iOS 19.

Si rezultat, një përdorues që dëgjon një folës të një gjuhe tjetër, do të dëgjonte një version të përkthyer të mesazhit të tij (nëpërmjet AirPods).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More