Vedat Muriqi para ndeshjes ndaj Galatasarayt: Jam gati të kontribuoj, sulmuesit duhet të shënojnë

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi ka thënë se është kënaqësi të kthehet në Stamboll para ndeshjes me Galatasaray dhe se ka punuar shumë për të vendosur veten në të njëjtin nivel me shokët e skuadrës.

27-vjeçari mbërriti nga Fenerbahce në shtator të vitit 2020 dhe nënshkroi një marrëveshje pesë-vjeçare me Lazion, por luftoi për të konkurruar me Ciro Immobilen.

Reprezentuesi i Kosovës është shfaqur në të tre ndeshjet e Serie A këtë sezon dhe mund të ketë një shans për të shkëlqyer kundër Galatasarayt në Ligën e Evropës sonte.

Muriqi ka shënuar vetëm dy gola në 37 ndeshjet e tij me Lazion, por trajneri Maurizio Sarri tha se ai mendon se qendërsulmuesi i madh është kritikuar gabimisht gjatë kohës së tij në Olimpico.

Ish-lojtari i Superliges turke theksoi se ai po punon shumë për të ngritur nivelin e tij dhe për të luftuar për një vend në skuadër, por tregoi një fillim të vështirë me sëmundje dhe faktin se ai mbërriti nga një ‘ligë e një niveli më të ulët’.

“Stambolli është një qytet i bukur dhe është kënaqësi të kthehesh. Unë jam sulmues dhe dua të shënoj, jam gati të bëj atë që duhet”, ka thënë fillimisht Muriqi në konferencë shtypi.

“Në sezonin e parë me Lazion, unë u paraqita me COVID-19 dhe sapo kisha ardhur nga një ligë e një niveli më të ulët”.

“Unë jam duke punuar për ta vendosur veten në të njëjtin nivel me shokët e mi të skuadrës, është e vështirë të bëhem titullar në një ekip që ka luajtur së bashku për pesë vjet”.

“Jam gati të jap kontributin tim, atëherë trajneri do të vendosë”, përfundoi ylli i Kosovës.

Related posts

Guardiola: Ishte e pamundur ta kontrollonim Messin, ekipi im luajti mirë

D V

Formacionet zyrtare, Angli – Danimarkë: Kërkohet një kundërshtar për Italinë në finale

D V

Challandes largohet nga Kosova me rekord pozitiv të rezultateve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More