Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Veles/ Gjendja me virusin është alarmante

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Alarmante është kovid situata në Velesit dhe rajonin e Velesit, vlerësoi sot Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në Spitalin e Velesit po rritet çdo ditë numri i të hospitalizuarve. Në repartin infektiv dhe të brendshëm dhe në spitalin modular mjekohen gjithsej 90 pacientë, prej të cilëve 47 janë në mbështetje të oksigjenit. Trembëdhjetë pacientë pozitivë në Kovid mjekohen në klinikat private dhe shtetërore në Shkup.

Në spitalin në Veles ka edhe 13 vende të lira, mungon edhe personel mjekësor që në numër të madh nuk është i pranishëm dhe është i rraskapitur, u kumtua nga spitali në seancën e sotme të Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Kryetari i Komunës Ace Kocevski sot në konferencë për shtyp theksoi se i mbështesin plotësisht masat e miratuara nga Qeveria me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive

Rekomandojnë qytetarët t’i respektojnë me përpikëri masat dhe kur të vjen radha e tyre, të vaksinohen pa hezitim, sepse është një garanci e vërtetë për normalizimin e situatës dhe për mbrojtjen e shëndetit personal dhe publik.

“Situata është alarmante sepse pacientët kanë një pamje klinike më të rëndë dhe numri i pacientëve të rinj po rritet. Prandaj, unë u bëj thirrje qytetarëve që t’i respektojnë plotësisht masat e miratuara nga Qeveria me kërkesë të Komisionit për Sëmundje Infektive”, tha Kocevski.

Në të njëjtën kohë, Shtabi sot e angazhoi NKP “Derven” në dy javët e ardhshme punonjësit e tyre të ndihmojnë në shkarkimin e bombolave ​​të oksigjenit, ndërsa shërbimi i patrullës të vendos kontroll më të rreptë mbi Tregun e Qytetit.

Në Veles dhe rajonin e Velesit që nga fillimi i kovid pandemisë janë regjistruar gjithsej 4.728 të infektuar. Prej tyre, 3.799 janë shëruar, ndërsa akoma aktiv janë 788 persona. Si rezultat i Kovid-19 deri më tani, në Veles kanë vdekur 141 persona.

Postime të ngjashme

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...