Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Shqipëri

Veliaj dhe Arifi hapin panelin ekonomik të USHBR në Tiranë

Tiranë, 10 qershor – Zhurnal.mk – Sot në Tiranë në 143 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Erion Veliaj së bashku me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi kanë qenë pjesmarës në forumin për zhvillim ekonomik të turizmit rajonal të Unionit të bashkive shqiptare në rajon, informon Zhurnal.

Në forum janë diskutuar dhe janë ndarë eksperienca anëtarëve të UBSHR lidhur me tematikat të ndryshme.

Është arritur akord që në të ardhmen të bëhet hapja e 2 zyrave plotësuese administrative të sekretariatit të USHBR në Tetovë dhe Prishtinë.

“Sot në Tiranë në 143 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, jam pjesëmarrëse në forumin për zhvillim ekonomik dhe turizmit rajonal të Unionit të bashkive shqiptare në rajon.

Në forum u diskutuan dhe u ndanë eksperienca midis anëtarëve të UBSHR në lidhje me tematikat e mëposhtme:

  • “Tirana European Youth Capital 2022” si mundësi zhvillimi, promovimi dhe integrimi për rininë e rajonit në një platformë të përbashkët turistike- ekonomike – sociale – kulturore për anëtarët e UBSHR-së, si dhe
  • Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe qytetet shqipfolëse – pasuritë kulturore, turistike si dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik-social të qyteteve tona.

Në forum u vendos që në një të ardhme të afërt të bëhet hapja e 2 zyrave plotësuese administrative të sekretariatit të USHBR edhe atë në Tetovë dhe Prishtinë.

Gjithashtu prej sot familjes së madhe të USHBR-së i shtohen edhe komunat e Bujanocit dhe Gjirokastrës”, thuhet në njoftimin e komunës së Tetovës./Zhurnal.mk

UNIONI I BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJONMBLEDHJA E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË UBSHR-sëFORUMI EKONOMIK DHE TURIZMI…

Posted by Teuta Arifi on Thursday, June 10, 2021

Postime të ngjashme

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Presidenti Meta në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut: Ju ftoj të gjithëve të mposhtim frikën apo indiferencën dhe të ndërtojmë solidaritetin

Bekim Laçi

Covid-19, mbërrijnë 20 mijë doza AstraZeneca, të dhuruara nga Greqia

Bekim Laçi

Balla: Koha kur politika kishte kompetenca në emërimet në drejtësi ka përfunduar

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...