Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Veliaj: Ne nuk kemi paramilitarë që vrasin njerëz

Gjatë fjalës së tij, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë, drejtuesi politik për kryeqytetin, Erion Veliaj tha se më mirë të kesh patronazhistë që u shërbejnë njerëzve, se sa paramilitarë të Saliut dhe Ilirit që vrasin njerëz.

“Në këtë shesh kemi parë patronazhistë të shkëlqyer, por kemi parë edhe paramilitarë, që në sheshet e Shqipërisë ekzekutojnë njerëz. Një mijë herë më mirë të jesh patronazhist që i shërben njerëzve, se paramilitari i Saliut dhe i Ilir Metës, që i merr jetën njerëzve. Kjo është diferenca, në këtë fushatë ky është kontrasti, në këtë fushatë këto janë dallimet”, u shpreh Veliaj nga “Sheshi Skënderbej”.

Pjesë nga fjala:

“Jemi gati për fitore në njësinë numër 1, aty ku po kalon Unaza e RE. Jemi gati për fitore në Njësinë 2. Jemi gati për fitore në njësinë 3. Jemi gati për fitore tek njësia 4. Jemi gati për fitore tek njësia 5, ku punojmë me kënaqësi. Ne do të fitojmë në Kombinat, ku do të fillojë edhe lagja e re. Do të fitojmë në njësinë 7, ku do të përfundojë Astiri dhe ata që e bllokuan do të marrin mësim.

Ne do të fitojmë në Njësinë 8, zemrën e Tironës. Do të fitojmë në Njësinë 9, deri në fund. Do të fitojmë në Njësinë 10, duke filluar nga këtu ku jemi e deri tek Myslim Shyri. Do të fitojmë në Njësinë 11. Do të fitojmë në Kërrabe, Shëngjergj. Sepse Shqipëria është me ata që punojnë, me ata që thonë kur i vjen vështirësia: S’ka kohë për ndryshim! Ne do të fitojmë në Kamëz. Do të fitojmë në Vorë. Do të fitojmë në Rrogozhinë, kur Edi po i jep një dorë Edisonit. Ne do të fitojmë në Kavajë, ku dashuria e mbyt dhunën dhe urrejtjen.

A jeni gati që Edi Rama dhe PS të çojë punët deri në fund. Miq, të gjithë kemi parë ngjarje të shëmtuara që ndodhën këto ditë. Është viti 2021, është viti kur Amerika po eksploron një qytet në Mars. Është dita kur Edi Rama bëri një aeroport në Kukës. Është viti 2021, në këtë shesh ishin dhe ata të tortës, e panë që iu shqye torta. Në sheshet e Shqipërisë kemi parë autokolona që bllokojnë rrugët. Në këtë shesh kemi parë patronazhistë të shkëlqyer. Një mijë herë më mirë të jesh patronazhist, që i shërben njerëzve dhe jo paraliemitar, i Ilir Metës dhe Sliut që vrasin njerëz. Ne jemi bota e patronazhistëve, ata që dinë çdo hall, atyre që trokasin në çdo derë, atyre që i rrinë njerëzve pronto sepse ne jemi PS. Ka edhe një botë tjetër, është bota e paramilitarëve, është bota e atyre që bllokuan Rinasit, që të mos vinin vaksinat, xhenazet.

Është bota e atyre që bëjnë zhurmë me bori, është vota e viteve ’90 e atyre që hipën në një shtyllë të tensionit të lartë dhe vendosën një flamur të PD. Një botë e shkuar, botë e kaluar, diçka që duhet të shkojë në histori si diçka e keqe, përplasen dy botë, kush voton PD, e LSI bën një tradhti familjare, sepse të votosh për ata që bllokojnë rrugët, kopshtet dhe çerdhet, do të thotë të votosh për familjen tënde. Motra dhe vëllezër, kemi pak ditë, për të mobilizuar çdo zemër, mendje, për Edi Ramën dhe numrin 12.

Edi Rama ishte aty për ne kur kishim nevojë për të, ku ngriti Shqipërinë në këmbë, të mblidhej çdo qeveri t’i jepte lekë Edit, dhe nëpërmjet Edit të bëheshin të gjitha shtëpitë. Sot, si një familje që funksionon me formulën një për të gjithë dhe një për të gjithë, Edi ishte aty për ne dhe ne do të jemi aty për Edin. Ky është numri 12. Për Edin që e ka bërë Tiranën zonjë, për Edin që do të jetë kryeministri nesër”, u shpreh Veliaj./GazetaShqip

Postime të ngjashme

BE-ja e përçarë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – të shfrytëzohet qeveria teknike në Sofje!

R Zh

Boiken Abazi kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë qarkun e Tiranës

N E

Mbi 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani në Shqipëri

N E

Misioni Amerikan në OSBE: Zgjedhjet e 25 prillit të mirëorganizuara dhe në mënyrë transparente

N E

Shqipëria në 24 orët e fundit regjistron 67 raste të reja me Kovid-19

N E

Komisioni Evropian: Shqipëria mund të nisë bisedimet me BE-në edhe pa Maqedoninë e Veriut

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...