Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Veliaj në shtëpitë e reja të Hamdi dhe Genc Allmuçës në Baldushk: Me dashuri dhe shpresë do t’i mundim ata që përçojnë frikë

Nga fshati Mumajes i Baldushkut, ku vizitoi familjet e Hamid dhe Genc Allmuçës, të cilat kanë hyrë në banesat e reja të rindërtuara pas tërmetit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kujtoi se çfarë ndodhte me zonën e bregut të lumit pak vite më parë, sa herë binte shi.

“Përpara 5 vitesh, kur Tiranën e kishin këta që sot bëjnë gam-gam nga Gjiri i Lalzit, përmbyteshin Bregu i Lumit dhe Njësitë 4, 8, 9 e 11. Uji vinte deri te“Siri Kodra” e në Laprakë, kurse Tirana mbante erë. Është shumë kollaj të shash, por është më e vështirë të ndërtosh, të pastrosh, të ndihmosh njerëzit, t’i zhvendosësh në zona që nuk përmbyten, t’i kompensosh edhe për përmbytjet që kanë ndodhur në kohën e atyre të Lalzit. Por, e rëndësishme është se nuk duhet të harrojmë ku kemi qenë e ku jemi sot. Në këto 100 ditë, mesazhi im është ky: me dashuri dhe shpresë do t’i mundim ata që përçajnë me frikë e mllef. Ne nuk e ndalojmë dot natyrën, por mund të ndalojmë gjumin, përtacinë dhe indiferencën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se deri në 25 prill beteja zhvillohet mes atyre që japin zgjidhje dhe atyre që flenë gjumë.

“Është betejë midis një filozofie që thotë ku ka sfidë duhet të japim zgjidhje – si kryeministri që gjeti zgjidhje me vaksinat e para, apo kur ra tërmeti,ngriti shtetin në këmbë – dhe filozofisë së gjumit, të atij që s’la një gjurmë në Tiranë, nuk bëri një shkollë e nuk nguli një gozhdë. Përballja e madhe është midis skuadrës së shpresës dhe skuadrës së frikës”, tha ai.

Postime të ngjashme

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Çuçi: Prej dy ditësh ndodhem në Beirut, do e finalizojmë me sukses këtë operacion

T E

Programi politik i PD dhe aleatëve/ Yuri Kim takon Bashën: SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë

S.B.

Një ditë pas marrëveshjes me PD, Bamir Topi jep dorëheqje e parevokueshme nga drejtimi i FRD-së

S.B.

Vaksinohen për COVID-19 bluzat e bardha në Berat, Rama: Pranvera, periudhë vaksinimi intensiv. Përfshijmë dhe ushtrinë dhe studentët e infermierisë

S.B.

“902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara”/ KQZ: Të infektuarit aktiv me COVID mund të mbeten pa votuar

S.B.

‘Rinovoni kartat e identitetit’, apeli i Metës: Verifikoni ku e keni qendrën e votimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...