Veliaj pret në bashki Florian Markun: Na gëzove në një moment të vështirë, vitin e ardhshëm do organizojmë ndeshje në Tiranë

Boksieri Florian Marku që pak ditë më parë fitoi titullin IBF në Londër duke bërë krenarë shqiptarët është mirëpritur sot në bashkinë e Tiranës nga kryetari Erion Veliaj. Ky i fundit e falenderoi për emocionet e dhuruara, ndërsa njoftoi se vitin e ardhshme një ndeshje boksi prestigjioze do organizohet në Tiranë.

“Na ke ngritur kokën në një moment shumë të vështirë. Para dy vitesh patëm një tërmet të fortë, pastaj pandemia. E kemi pasur kokën ulur jo prej fajeve tona, por prej disa sfidave që nuk i kërkuam. Të falenderoj që na frymëzove dhe na bëre shumë shumë krenarë. Nuk është sekret që do të organizojmë një ndeshje të jashtëzakonshme vitin tjetër në Tiranë, me shpresë që të kenë kaluar edhe kufizimet prej Covidit. Ti vërtet jeton në Angli, në Londër, atje jeni me një orë diferencë, por kjo është gjithmonë ora e Tiranës, për ta kthyer pak kokën mbrapa dhe për të kujtuar se duhet të planifikojmë këtë mega aktivitet,”- tha kryebashkiaku, duke i dhuruar Kullën e Sahatit.

Florian Marku falenderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen që i kanë dhënë. “Mezi e kam pritur këtë moment. Ftesa nga kryetari i bashkisë së Tiranës është diçka e madhe për mua. I falenderoj të gjithë shqiptarët për përkrahjen e madhe dhe mezi pres të rikthehem në Shqipëri, që të mbroj këtu titujt e mi, në një stadium gjigant,”- pohoi boksieri shqiptar. Florian Marku u shpall kampion bote në versionin IBF. Ai fitoi me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan. Florian Marku ka fituar 9 ndeshje gjatë karrierës së tij dhe ka barazuar 1.

Related posts

Rama kujton 26-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

D V

Vaksinimi i studentëve në Shqipëri bëhet i detyrueshëm

D V

Shënohet viktima e parë nga COVID-19 në Shqipëri pas një muaji

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More