Kosovë

Veliu: LDK-në nuk mund ta ndajë askush, aq më pak Vjosa Osmani

Zhurnal Ads

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka thënë se deri tani LDK-në s’ka mundur ta ndajë askush, e aq më pak Vjosa Osmani.

Veliu gjatë një vizite që ia bëri Komunës së Gjilanit në një konferencë për media tha se askush nuk mund ta ndajë LDK-në, mirëpo nga LDK-ja mund të ndahen individ, kushdo qofshin ata.

Sipas tij, Osmani me punën dhe veprimet ka kohë që nuk është pjesë e LDK-së, por siç tha ai, ajo vetëm fizikisht ka qenë pjesë e saj.

“Në LDK deri tash historikisht është treguar që nuk mund ta ndaj askush, por nga LDK mund të ndahen individ kushdo qofshin ata. Mirëpo LDK-ja është vështirë të ndahet. LDK-ja është parti tepër e organizuar, me  histori tepër të gjatë të veprimit. Është parti politike që iu ka qëndruar shumë stuhive dhe besoj që nuk mund ta ndaj askush LDK-në, e aq më pak Vjosa Osmani e cila ka kohë që punon kundër LDK-së. Ajo ka kohë që me punën dhe veprimet e saj është jashtë LDK-së, por vetëm me trup ka qenë në LDK deri tash”, ka thënë Veliu.

Ndryshe, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është ndarë përfundimisht me LDK-në. Ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkaq, e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me LVV-në.

Postime të ngjashme

Haradinaj-Stublla: Norvegjia mbështet plotësisht Kosovën për liberalizimin e vizave

admin

Mustafa takoi përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve dhe agropërpunuesve, u premton zgjidhje për sfidat me të cilat po ballafaqohen

admin

Qeveria e Kosovës ndan rreth 2 milionë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...