Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Veliu-Muhaxherit: Shpërfaqi gjitha ndyrësitë prapa zgjedhjeve në LDK

Veliu- Muhaxherit: Ky far Gazi i botës, shpërfaqi gjitha ndyrësitë prapa zgjedhjeve në LDK

Ish anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i ka reaguar Gazmend Muhaxherit ndaj deklaratave se si ai u imponua për pozitën e Ministrisë së Brendshme gjatë kohës së Qeverisë Kurti 1.

Veliu në reagimin e tij “Kush po e përçan LDK-në dhe ku po shkon ajo”, e ka quajtur Muhxaherin gaz të botës.

“Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijnore, gjithë prapaskenat dhe ndyrësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe veprimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, “po e kritikojkan popullistët dhe përfaqësuesit e partive tjera politike, si dhe ‘kinezët e Facebook-ut’”, ka shkruar Veliu.

Veliu thotë edhe “Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të ipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti”.

Postimi i plotë i Veliut:

Kush po e përqan LDK-në dhe ku po shkon ajo?!

Përtej rezultateve zgjedhore, nga më zhgënjyeset që nga themelimi i LDK-së, dhe pas një procesi për lakmi, për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, me të drejt pritej që kjo parti të fokusohej në rekuperimin e saj duke instistuar në unitet veprues.

Siq e thash, zgjedhja e kryetarit të ri, pavarësisht vlefshmërisë së vendimeve iniciale që mori, e për të cilat mbase do të flas ndonjëherë tjetër, nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe mua, u pa si një ngjarje dhe moment reflektimi dhe rrjedhimisht edhe fillimi të një pune të madhe për unifikimin e partisë.

Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të ipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti.

Vetëfajsimi që LDK po i bënë veti, duket i ka zënë të befasuar edhe kundërshtarët më të egër të saj nga domeni i Facebook politikës.

LDK, ka marrë flamurin që nuk i takon. Përpjekjet e saja qesharake që të “vendosin kush do jetë kryetar Kosove e kush jo”, në rastin më të mirë janë vardisje e popullizmit, e në rastin më të keq, kapitullim.

LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insistuar që, nga pozita e tretë e duke amnistuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit.

Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijnore, gjithë prapaskenat dhe ndyrësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe veprimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, “po e kritikojkan popullistët dhe përfaqësuesit e partive tjera politike, si dhe “kinezët e Facebook-ut”.

Postime të ngjashme

Miftaraj ia numëron pozitat kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor

Dafina Vidishiqi

Ministrja britanike pas takimit me Lajçak: Do të punojmë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Dafina Vidishiqi

Sondazhi nga Pyper: Mbi 65% e qytetarëve mendojnë se propozimi për shkarkimin e Bordit të RTK-së ishte i nevojshëm

Dafina Vidishiqi

Musliu: Tash e tre muaj mungon insulina në Kosovë, MSh të marrë veprime konkrete

Dafina Vidishiqi

Çitaku: Thaçi më propozoi që ta zëvendësoj në postin e presidentit

Dafina Vidishiqi

BIK këtë vit vazhdon traditën e therjes së kurbanit, çmimi do të jetë 120 euro

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...