Agjencia Zhurnal.mk

Veliu: Nuk heqim dorë nga kryeparlamentari, sot dihet epilogu

Prishtinë, 27 janar – Zhurnal.mk – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se nuk do të heqin dorë në asnjë variant nga posti i kryeparlamentari, derisa ka theksuar se sot duhet të dihet epilogu se a ka marrëveshje për bashkëqeverisje me apo jo.

Veliu pas mbledhjes së kryesisë së ngushtë të LDK-së, tha se ata qëndrojnë pas ofertës së fundit të tyre.

“Ne po presim nga VV që të deklarohet për ofertën tonë. Oferta jonë është me kryeparlamentarin dhe pesë ministri dhe zotimin për president”, tha ai.

Ky qëndrim sipas Veliut është i gjitha organeve drejtuese të LDK-së.

“Ky qëndrim është i organeve të LDK-së, këshillit përgjithshëm dhe kryesisë, nuk e besoj se dikush e kundërshton”, tha ai.

Për mundësitë e një takimi të sotëm me Lëvizjen Vetëvendosje, Veliu tha se ka gjasa për një takim të tillë dhe se sot duhet të përmbyllet me një epilog kjo çështje.

“Gjasat janë që të ketë një takim, sigurisht…unë mendoj se ky proces duhet të mbyllet, çfarëdo epilogu të ketë. duhet të ketë një kohë që të kryhen disa punë dhe detyra që na presin. Qoftë ai poziitë, edhe në rastin tjetër, VV duhet të ketë kohë t’i shqyrtojë pozicionet e saj dhe të bëj përpjekje tjera. Sipas mendimit tim sot duhet të ndodhë”, tha ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...