Dibër, 18 prill – Ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale Gjoko Velkovski, sot pasdite ishte për vizitë në Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër.
Velkovski realizoi takim me drejtorin e qendrës Kreshnik Paçuku, i cili detajisht e njoftoi për punën por edhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion, e cila me aktivitetin e vet e mbulon edhe komunën fqinje të Qendër Zhupës.
Gjithashtu, menjëherë, ai diskutoi aktivitetet e qendrës me punonjësit socialë dhe punonjës të tjerë.
“QNPS në Dibër ballafaqohet me mungesë të kuadrit profesional. Në diskutimin e frytshëm konkluduam se nevojiten zgjidhje të reja sistematike në ministri në periudhën e ardhshme. Problemet e shtresave janë neglizhenca e menaxhmentit të ministrisë ndaj shumicës së përdoruesve dhe moskryerja e ndryshimeve thelbësore që do të lehtësonin procedurat dhe veprimet”, njoftoi Velkovski në Fejsbuk.
Ai shtoi se ky problem, i cili shfaqet në disa qendra, është rezultat i neglizhencës sistematike të punonjësve socialë vite më parë.
Ndryshe, në të dyja komunat, të drejtën e asistencës minimale të garantuar e ushtrojnë 750 përfitues me 2.500 anëtarë të familjeve të tyre, përqindja më e madhe nga komuna e Dibrës, që është e kuptueshme, për shkak të numrit më të madh të banorëve.
Gjithashtu mbi 500 persona, të karakterizuar në dy grupe, realizojnë të drejtën për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër.