Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Vëlla e motër gjejnë gurë të çmuar në Australi në vlerë 1.2 milionë dollarë

Isaac e Sofia Andreou mund të konsiderohen si persona shumë me fat. Në tentimin e tij të parë për të gjetur gurë të çmuar në një minierë në Australi, vëlla e motër nga Britania e Madhe kanë arritur të gjejnë gurë të çmuar, të njohur si opalë, raporton Daily Mail.

Aq të rrallë janë këto lloje të gurëve sa që vlera e kësaj gjetje të britanikëve vlerësohet se është 1.2 milionë dollarë.

Këta gurë kanë vlerë 500 herë më të madhe se ari.

Për befasi të tyre, në ditën e fundit të kërkimit të tyre, u paraqit një lloj ylberi në shkretëtirë nga asgjëja.

Duke përshkruar emocionet kur zbuluan gurët, Sofia thotë: “Ishte një kombinim i shokut dhe magjepsjes”.

E Isaac thotë se fjalët nuk mund të përshkruajnë atë që kishte ndjerë. Ky zbulim iu ndryshon jetën të dyve.

Isaac është person që merret me prerje dhe shitje të opalëve në Byrron Bay. Ndërsa Sofia po ashtu ka një shitore të gurëve të çmuar.

Postime të ngjashme

Shtohen rastet me depresion, rritet ndjeshëm konsumi i qetësuesve në vend/ Ja pasojat që solli pandemia e COVID-19

Dafina Vidishiqi

Këto 5 mite të njohura bukurie nuk duhet t’i besoni më

Dafina Vidishiqi

Këshilla nga amvisat me përvojë: Një truk që parandalon formimin e akullit në frigorifer

Dafina Vidishiqi

3 arsye pse vajzat mund të bëhen të bezdisshme për një mashkull

Dafina Vidishiqi

Si ndikon në trupin nëse bëni not 3 herë në javë?

Dafina Vidishiqi

Çiklizmi dhe seksi: A janë çiklistët dashnorët më të mirë?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...