Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Vëllai i princeshës Diana thotë se seriali “The Crown” është hamendje dhe trillim

Charles Spencer, vëllai i princeshës Diana, nuk ka mundur të shikojë më shumë se një episod të serialit “The Crown”, duke qenë se nuk, sipas tij, nuk ka përmbajtje nga jeta reale e saj.

Ai ka thënë se e ka pasur të vështirë ta shikojë karakterin e motrës së tij, ndërsa ka paralajmëruar se publiku duhet ta kuptojë serialin si trillim.

Sezoni i katërt i serialit të popullarizuar ka nisur shfaqjen në Netflix më 15 nëntor, ndërsa ndjek intrigat e familjes mbretërore, ku përfshihet edhe princesha Diana.

Duke folur në emisionin Love Your Weekend, vëllai i princeshës së ndjerë ka thënë se ngjarja në serial është e gjitha hamendje dhe trillim.

“Seriali e ka bazën mbi faktet, mirëpo ato pjesët e rëndësishme ndërmjet nuk janë fakte. Producentët më kanë lutur që të xhironin në shtëpinë tonë familjare, por nuk e kam miratuar këtë”.

“Më shqetëson fakti se njerëzit duke e shikuar serialin do të harrojnë se e gjitha është trillim. Një pjesë e publikut e përjeton serialin si mësim të historisë, që në fakt nuk është dhe është detyrë e imja që t’i paralajmëroj për këtë”, ka deklaruar Spencer.

Postime të ngjashme

Renee bën bashkë Norën e Robertin

Dafina Vidishiqi

Adrola thotë se shoqëria jonë nuk di ta menaxhojë lirinë e demokracinë: Çohu Enver, na bëj derman

Dafina Vidishiqi

Khloe thekson çdo pjesë të trupit në veshjen e ngushtë teksa pozon pranë veturës “Rolls Royce”

Dafina Vidishiqi

Roza Lati tregon ankthin e përjetuar: Sytë nga deti mos na gllabëronte

Dafina Vidishiqi

Erika Jayne ndahet nga Tom Girardi pas 20 vitesh martesë

Dafina Vidishiqi

Dhurata Dora feston për 23 milionëshin me “Only You”

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...