Vëllai zbulon mesazhin e fundit me 28-vjeçarin që vdiq pasi ra nga kati i pestë i hotelit në Tiranë

Pak ditë më parë, 28-vjeçari Ajdin Mustafi, humbi tragjikisht jetën pasi ra nga kati i pestë i një hoteli në Shqipëri. Shkak u bënë kangjellat e amortizuara të ballkonit, të cilat u këputën në momentin kur ai ishte mbështetur në to.

Ai u lëndua rëndë dhe kanë qenë disa qytetarë që i kanë shkuar në ndihmë, por i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në lidhje me ngjarjen, në një emision televiziv ka reaguar edhe vëllai i 28-vjeçarit, Erkani Mustafi.

“Për momentin, ato që dimë ne është se ka qenë një aksident në lidhje me sigurinë e kangjellave. Hoteli është nën hetim të Policisë. Ne do të presim procedurën që të vazhdojë. Do ta shohim me avokat se çfarë do të bëhet dhe si do të kryhet hetimi. Kur ka rënë vëllai, ka rënë sipër një makine dhe kur është çuar në spital ka qenë i vetëdijshëm”, tha ai në News24.

Ai tregoi telefonatën e fundit me vëllain dhe planet e qëndrimit tre ditor në Tiranë.

“E kam pasur diku më herët ose 1 orë maksimumi telefonatën e fundit. Bënim shaka. Më tregoi se si erdhi me aeroplan, se si po kalonte në Tiranë. Ka shkuar në Bllok dhe çfarë parashikonte që të bënte brenda fundjavës. Donte të vizitonte së pari Pazarin e Ri dhe bunkerin muze në mes të Tiranës”, u shpreh Erkani.

Related posts

Një muaj paraburgim ndaj tre personave, falsifikuan testet kundër COVID-19

D V

Arrestohen katër persona në Pejë, të njëjtit ishin në kërkim nga policia

D V

Grabitje në tentativë në Llapashticë të Podujevë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More