Pavarësisht se nga minus 16 pikë, Pronto Cable Prizreni u rikthye në “Shani Nushi” në vetëm një kosh dallim (58-56), Vëllaznimi nuk lejoi befasi.Gjakovarët e fituan ndeshjen në fund me rezultat 73-59.Dallimin vendasit e bënë që në çerekun e parë, pasi e mbyllën atë 26:16, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 43:35.Fraksioni i tretë ishte i zbehtë për të dyja skuadrat, pasi realizuan vetëm nga tetë pikë.Prizrenasit e bënë të pamundurën për t’u rikthyer në lojë në 1o minutëshin e fundit, duke e zvogëluar epërsinë e kundërshtarit në vetëm dy pikë, por që më nuk arritën të bëjnë ndonjë gjë, pasi gjakovarët u shkëputën sërish.Nga katër ndeshje të zhvilluara deri tani në Superligën e Kosovës në basketboll, Vëllaznimi ka fituar dy dhe ka humbur po aq, kur Prizreni ka 2 humbje dhe një fitore.
90
Postimi i radhës