Vellezerit nga Çerkezi, Kushtrimi e Fitimi debutojnë ne Muay Thai ne Zvicër

Më 28 gusht ne Winterthur te Zvicrës do të zhvillohet edicioni i 11 -të i ndeshjeve Bamirëse Ndërkombëtare (ICF) ku planifikohen te zhvillohen mbi 25 përballje nga klase te ndryshme kurse përballja kryesore e eventit do te jete ajo e Rico Gigos i cili do te zhvilloj ndeshjen e tij te fundit ne karriere, kurse kundërshtar i tij do jetë Azdren Krasniqi. Duhet cekur se organizator është ish kampioni botëror ne Muay Thai, Mustaf Kicaj, i cili disa vite me radhe tani po tregohet si organizator i suksesshëm i këtyre aktiviteteve si ne Zvicër ashtu edhe ne Kosove. Ne këtë eveniment te madh do te paraqiten edhe dy vëllezër me prejardhje nga Çerkezi i Kumanovës por që jetojnë ne Zvicër, Fitim e Kushtrim Salihi të cilët do të debutojnë në këtë sport ndaj kundërshtare që vijnë nga Maqedonia e Veriut. Cekim se dy vëllezërit disa vite ishin te suksesshëm ne sportin e Jijicus por tani karrierën e kane vazhduar ne Muay Thai tek “Musti Gym”.

 

Fitimi do ndeshet me Viktor Veljanovski kurse Kushtrimi ndaj Milorad Jovevski. Ata shprehen se ndihen mire dhe te lumtur qe po ju jepet mundësia te debutojnë për ketë sport dhe falënderojnë trajnerin e tyre Mustaf Kicaj që po punon shume me ata.

“Pritet te kemi një ndeshje të forte por ne jemi te përgatitur maksimalisht me trajnerin Mustaf Kicaj dhe me ndihmën e zoti shpresojmë që nga ki duel te dalim fitimtar. Kicaj na ka përgatit maksimalisht si ne aspektin fizik por edhe ne at psiqik dhe besoj se ditën e meqit do ta tregojmë në mënyrën më të mirë te mundshme me një fitore absolute qe ti bëjmë të lumtur gjithë shikuesit e ne veçanti kombin shqiptar”, thotë Kushtrimi.

Nga ana tjetër, Fitimi shprehet optimist se ne sportin e Muay Thait do te arrijnë me shume suksese. Ne jemi stërvitur disa vite brazilian jiu jitsu gjegjësisht diku dy vite por për shkak të situatës e cila u krijua me pandeminë Covid 19 ne edhe nuk mundem te marrim pjesë ne gara. Tani qe për këto muaj stërvitje ne Muay Thai na u dha mundsha qe menjëherë te paraqitemi edhe ne duelin e par te karrierës dhe shpresojmë ne rezultat pozitiv, por ne te ardhmen me punë dhe me stërvitje maksimale do të paraqitemi edhe ne Jiu Jitsu”.

Related posts

Probleme të shumta, para, gjatë dhe pas ndeshjes finale Itali – Angli, UEFA hap hetim

D V

Vashat e Kosovës kalojnë në gjysmëfinale, do të ndeshjen me Irlandën

D V

Juventusi e do Jorginhon, e konfirmon dhe agjenti

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com