Në hyrje të Çarshisë, nën Kalanë e Shkupit e në zemër të qytetit mund të gjeni Restorantin Austrian Palace. Për Shkupjanët ky vend është bukur i njohur por edhe për qytetarët nga rajoni.
Austrian Palace përpos nga ana e Kalasë, hyrje gjithashtu ka edhe nga ana e Çarshisë. Çfarë është risi në këtë restorant, është ajo se tani në këtë “Lounge Bar”, mund t’i merni dhe fëmijët me vete për të lozur. Austrian Palace tani posedon dhe këndin për fëmijë, e vendosur nga pjesa e hyrjes nga Çarshia.
Austrian Palace veçohet për gjithçka, si për shërbim, si për ambient, si për kualitet ashtu edhe për mënyrën si funksionon ky restorant. Në Austrian Palace mund të shkoni edhe vetëm për kafe me shokë, por edhe për drekë me kolegë e familje.
Austrian Palace veçohet gjithashtu edhe për menytë e zakonshme dhe ditore, të cilat përgatiten nga kuzhinierë me përvojë. Në Austrian Palace mund të shërbeheni me gatime dhe deserte të shijshme e të posaçme.
E juaja është vetëm ta vizitoni, për tjetrën pjesë lejani stafit të Austrian Palace. Ata do t’ju akomodojnë, shërbejnë dhe do t’ju qëndrojnë gati për çdo kërkesë e nevojë tuajën.






