Agjencia Zhurnal.mk

Vendet e Ballkanit me orë policore, shtetet europiane me rekomandime dhe masa, kush funksionon më mirë?

Shkup, 18 prill – Dje pasdite filloi ora policore 85-orëshe në gjithë territorin e vendit. Brenda javës ora policore starton në orën 16. Këtë fundjavë e kemi orën më të gjatë policore nga paraqitja e koronavirusit. Shumë qeveri në botë vendosën të ketë vetëm ndalesa për lëvizjen e qytetarëve për ta parandaluar  koronavirusin, kurse në Ballkan, përveç rekomandimeve ka edhe masa restriktive, mes të cilave edhe orë policore.
Qeveria e Shqipërisë ishte e para në rajon e cila shpalli orë policore. Brenda javës ajo zgjat nga 17:30 deri në 5 të mëngjesit, kurse gjatë fundjavës nga e premtja në 17:30 deri të hënën në 05:00.

Vetëm një anëtar i familjes ka leje të dalë jashtë dhe t’i blejë produktet e nevojshme brenda edhe atë vetëm për një orë e gjysmë. Pensionistët fare nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë e tyre.

Në Serbi ora policore filloi dje në orën 17 e do të zgjasë deri në martën në 5 të mëngjesit. Edhe atje për shkak të festës së Pashkëve, është shpallur ora policore më e gjatë prej 84 orëve.

Në Kosovë qytetarët mbi moshën 16-vjeçare mund të dalin vetëm për t’i blerë produktet ushqimore dhe për të shkuar në barnatore brenda një ore e gjysmë gjatë ditës. Periudha brenda së cilës qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë kohën e tyre për blerje, nga 7 deri në orën 22:30, përcaktohet sipas numrit të parafundit të numrit të tyre amë në letërnjoftim.

Në Mal të Zi është vendosur orë policore nga e hëna deri të premten. Të shtunën  nga 13 deri në 5 të nesërmen, kurse të dielën – nga 11 deri në 5 të mëngjesit.

Në Bullgari, orë policore ka vetëm në rajone të caktuara.

Në Francë, karantina është fleksibile, mund të dilet në çdo periudhë të ditës, kurse koha është e kufizuar për të gjitha nevojat. Në Gjermani është ndaluar të grumbullohen në një vend më shumë se dy veta. Qeveria e Italisë e vazhdoi afatin për masat restriktive kundër përhapjes së koronavirusit deri më 3 maj, edhe pse disa pronarë i kanë hapur dyqanet e tyre që nga 14 prilli. Sipas të dhënave të fundit të “WorldMeters” në botë ka gjithsej 2.259.001 të prekur nga Kovid-19, prej të cilëve 154.390 kanë ndërruar jetë, kurse 575 970 janë shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10.138 raste të reja të koronavirusit. Në listën me më shumë të infektuar dhe të vdekur janë SHBA-të me 710.272 të prekur, 37.175 të vdekur dhe 537 raste të reja në 24 orët e fundit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...