Vendet e IQE-së do të prezantojnë produktet e tyre në Panairin ndërkombëtar në Ningbo në kuadër të bashkëpunimit me Kinën

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Ningbo, 20 maj – Nga data 22 deri më 25 maj në qytetin Ningbo në provincën lindore kineze Zhexhiang do të mbahet Panairi i katërt mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ku Republika e Maqedonisë së Veriut do të përfaqësohet me delegacionin e saj dhe kompani nga disa sektorë.

Siç informon MIA, temë e manifestimit të panairit gjatë këtij viti do të jetë “Një vizion i ri për të ardhmen” dhe paraqet një platformë të rëndësishme për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe një mundësi për të prezantuar produktet nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore që mund të eksportohen dhe të gjenden në tregun kinez.

Pas hapjes së panairit, do të mbahen forume ekonomike dhe tregtare, sesione për promovimin e investimeve, si dhe program për shkëmbim kulturor. Secili prej vendeve pjesëmarrëse do të ketë stendat e veta ku do të prezantohen kompanitë që për qëllim kanë eksportin në tregun kinez.

Në panairin në Ningbo është paralajmëruar të jetë i pranishëm edhe zëvendësministri i Ekonomisë Marjan Risteski, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, të Odave tregtare si dhe disa kompani dhe verari. Pritet që Risteski në panair të ketë disa takime dypalëshe, përfshirë edhe me zëvendësministrin e Tregtisë së Kinës.

Bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore daton që nga viti 2012. Përveç Maqedonisë së Veriut, procesi përfshin Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Greqinë, Hungarinë, Malin e Zi, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë dhe Slloveninë.

Në Panairin e 4-të të Kinës dhe vendet e Iniciativës qendrore evropiane (IQE) në 20.000 metra katrorë do të prezantohen mbi 8.000 produkte nga më shumë se 400 ekspozues nga 14 vende të IQE-së dhe nëntë vende të tjera evropiane si dhe priten 15.000 pjesëmarrës profesionistë. Gjithashtu në një hapësirë ekspozite prej 60,000 metra katrorë do të prezantohen mbi një mijë kompani me mbi 3,000 blerës të huaj nga 72 vende dhe rajone.

Që nga viti 2012, kur u vendos ky bashkëpunim, Kina është bërë një partner kryesor tregtar i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në vitin 2024, shkëmbimi tregtar total midis Kinës dhe vendeve të IQE-së arriti në 142.3 miliardë dollarë. Në këto vende, vitin e kaluar Kina eksportoi produkte me vlerë totale prej 111.1 miliardë dollarë, ndërsa importi nga këto vende arrinë vetëm në 31.2 miliardë dollarë.

Partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kinës në vitin 2024 nga vendet e IQE-së janë Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria. Në vitin 2024, investimet e Kinës në vendet e IQE-së arritën në 24 miliardë dollarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More