Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut mund të përdorin vaksinën kineze të koronavirusit

Bahrejni, Egjipti dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut mund të përdorin vaksinën e koronavirusit të ri të prodhuar nga Kina.

“Associated Press” raportoi të dielën se Autoriteti Rregullator Kombëtar i Shëndetësisë i Bahrejnit njoftoi se ka miratuar zyrtarisht regjistrimin dhe tregtimin në vend të vaksinës kineze.

Në një njoftim zyrtar nga Bahrejni thuhet gjithashtu se Autoriteti Rregullator Kombëtar i Shëndetësisë ka verifikuar më tej cilësinë e vaksinës, pasi ka shqyrtuar të dhënat përkatëse mbi procesin e studimit, të krijimit e të prodhimit të saj dhe stabilitetin e produktit dhe ka siguruar që prodhuesit e vaksinës kanë mbajtur premtimet për “ndjekjen e praktikave të menaxhimit të cilësisë së prodhimit të barnave” dhe “plotësimin e standardeve ndërkombëtare të industrisë farmaceutike dhe kërkesave të Autoritetit Rregullator Kombëtar të Shëndetësisë të Bahrejnit”.

Sipas një raporti në uebsajtin e revistës “Egypt Today”, vaksina e koronavirusit të ri, e prodhuar nga Grupi Kombëtar Farmaceutik i Kinës (Sinopharm), mbërriti në Aeroportin e Kajros të enjten e kaluar. Egjipti po negocion me kompanitë përkatëse kineze për prodhimin masiv të vaksinës kineze në vend. Sipas gazetës egjiptiane “Al Goumhouria”, nëse përdoret gjerësisht, vaksina kineze pritet të luajë një rol të rëndësishëm në zbutjen e epidemisë në Egjipt.

Postime të ngjashme

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Policë në universitete, në Greqi ndizet një luftë kulturore

S.B.

Protesta në Hong Kong, shkak gjykimi ndaj aktivistëve

S.B.

Gjykata në Mianmar shton akuzat kundër lideres Aung San Suu Kyi

S.B.

Media amerikane: Vaksinat kineze e ruse, zgjedhja më e mirë antiepidemike në Amerikën Latine

Z H

PBB-ja e Kinës u shtua 2.3 % vjet, ekonomia e vetme kryesore që shënon rritje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...