Vendet rurale me potencial për turizëm, OJQ: Neglizhohen nga shteti

nga Xh M

Maqedonia e Veriut ka natyrë të pasur dhe vende malore të cilat kanë potencial për të zhvilluar turizmin, të cilat mund të sjellin edhe tek zhvillimi ekonomik lokal, por janë të neglizhuara si nga shteti ashtu edhe nga popullata, thonë nga organizata jo qeveritare Klubi Alpin Bjshkatar Struga, në emisionin Ftesë në Studio në Alsat. Kryetari i KAB Struga, Nderim Pollozhani theksoi se promovimi i turizmit malor në Strugë dhe rrethinë ka filluar viteve të fundit, kur kjo organizatë është themeluar dhe ka organizuar aktivitete të ndryshme, megjithatë thotë se duhet ende punë, sepse natyrës në vendin tonë nuk i jepet rëndësi, institucionet nuk tregojnë interesim për zhvillimin e zonave rurale.

“Këtu tek ne sistemi arsimor, edhe shteti dhe gjithçka nuk i kanë dhënë prioritet natyrës. Në vendet evropiane, çdo shkollë e ka për detyrë i çojë fëmijët të paktën njëherë në mal, mendoj që ne nuk e kemi atë kulturë. Viteve të fundit me promovimin që e bëjmë ne si organizatë, i është dhënë viteve të fundit një hapësirë e madhe turizmit malor, por po ta krahasosh anën e Shqipërisë dhe Kosovës, ata janë shumë më përpara. Shteti nuk ka fare interesimin për zhvillimin e turizmit rural, nuk ka plane urbanistike të mirëfillta, njerëzit hasin në probleme në marrjen e lejeve, thjesht nuk ka strategji qoftë lokale por edhe nga pushteti qëndror”, tha në Ftesë në Studio Nderim Pollozhani, kryetar i KAB Struga.

Pollozhani theksoi se në vendin tonë ka shumë hapësira malor ku mund të bëhen bujtina turistike, dhe të përdoren për të zhviluar turizmin, por që nuk ka interesim jo vetëm nga shteti por edhe nga investitorët apo bizneset, sepse fokusin e kanë tek ndërtimet në qytet.

KAB Struga është një klub alpinizmi, që bëjnë aktivitete malore të ndryshme, por edhe që promovojnë turizmin malor dhe ruajtjen e natyrës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More