Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vendim i ri: Nuk do të kontrollohet nëpër shtëpi dhe nuk do të ketë gjoba nëse keni më shumë se 4 mysafirë!

Shkup, 28 tetor – Deputetët e LSDM-së dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ndryshuan mendim. Tërhoqën propozimin i cili parashikonte kontroll në shtëpitë e qytetarëve dhe gjoba nëse ka më shumë se katër mysafirë.

Kjo ishte diskutuar në seancën dëgjimore të Komisionit lidhur me ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive.

Mbajtja e maskës në ambient të hapur mbetet e detyrueshme, ndërkaq këto persona janë të liruar nga mbajtja e maskës në ambient të hapur:

  • Personat të cilët kryejnë aktivitete sportive
  • Fëmijët më të vogël se 6 vjeç
  • Nëse e ngisni makinën vetëm ose me familjen e ngushtë
  • Fëmijët me sëmundje kronike ose me aftësi të kufizuara

Personat të cilët janë në pritje për marrjen e rezultatit të testit Covid-19 janë të detyruar të qëndrojnë në vetëizolim.

Ndërsa sa u përket gjobave mbeten të njëjta. 20 euro gjobë për mosmbajtjen e maskës dhe 50 euro gjobë për mosrespektimin e izolimit.

Postime të ngjashme

Anketa/59.2 përqind e qytetarëve besojnë se shteti nuk ka kapacitet për të kryer regjistrim të drejtë dhe objektiv

T E

Sela: Shumica e atyre pa shtetësi janë shqiptar

B M

2674 qytetarë presin për të marrë shtetësi, Bushi pohon se Ligji duhet të ndryshohet

T E

Shekerinska: Nëse Karakaçanov dëshiron të jetë maqedonas, le të urdhërojë

T E

Filipçe: Lloji britanik është me formë më të lehtë të sëmundjes, përhapet më shpejt, nuk ka vend për panik

T E

Kuvendi miratoi Ligjin e ri me ndryshime për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...