Agjencia Zhurnal.mk

Vendimet e Çullev shkaktojnë kaos edhe në presidencë, kthehet sigurimi i Gjorge Ivanov

Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – Pas anulimit të urdhërave nga ministri teknik Naqe Çullev, mëngjesin e sotëm në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski në punë është kthyer sigurimi i Gjorge Ivanov, i cili ishte dërguar nëpër reparte tjera të MPB-së, transmeton Zhurnal.

Ata janë paraqitur në punë me sqarimin se urdhërat për rishpërndarjen e tyre janë shlyer dhe se Çullev ka urdhërat që të gjithë të kthehen nëpër vendet e vjetra të punës. Në rezidencën në Vodno në punë kishte ardhur edhe sigurimi që ka siguruar Pendarovskin pasi ka ardhur në funksionin president i shtetit.

“Përshkak se urdhërat janë shlyer, duke u bazuar në vendimet tona që kemi, ne duhet të kthehemi nëpër vendet e vjetra të punës”, kanë thënë burime të MPB-së për A1on.

Kaosi në MPB është shkaktuar pasi ministri Naqe Çullev ka shfuqizuar urdhërat e dhëna nga paraardhësi i tij Oliver Spasovski, përmes një telegramë të dërguar deri tek të gjitha njësitë, sektorët e MPB-së dhe BSP.

Këto urdhëra të Çullev kanë shkaktuar kaos edhe në MPB. Pjesëtarët e njësisë “Alfa” të cilët Spasovski i kishte dërguar nëpër reparte tjera, tani nuk dinë ku të kthehen pasi sektori i tyre më nuk ekziston.

Për këto ngjarje deri tani nuk ka asnjë reagim nga MPB./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...