Vendimet e para të qeverive “Rama 1, 2 dhe 3”, nga ndalimi i plehrave tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

Qeveritë kanë prioritetet e tyre dhe mbi bazën tyre hartojnë politikat dhe programin qeverisës. E në këtë këndvështrim, vendimet e para të qeverive të sapodala nga zgjedhjet priten gjithmonë me interes, sepse mund të na orientojnë se cilat janë këto prioritete. Por, cilat kanë qenë vendimet e para të tre qeverive të drejtuara nga Edi Rama? Në 2013-n, vendimi i parë ishte propozimi i projektligjit që do të ndalonte importin e mbetjeve në Shqipëri. Në ato ditë kjo ishte shndërruar në një temë delikate.

 

Ligji i miratuar nga Qeveria Berisha akuzohej se i hapte dyert e vendit importit të mbetjeve më të rrezikshme të Europës në vend, madje edhe mafias së plehrave, në një kohë që vendi nuk kishte kapacitetet as për të përpunuar mbetjet që prodhonte vetë. Projektligji i anulimit të importit të mbetjeve u anulua në fillim të tetorit 2013 edhe me votimin në Kuvend. Vendimi u prit me entuziazëm nga qytetarët, që vetëm pak kohë më vonë do të dilnin në protesta kundër importit të armëve kimike siriane. Përballë protestave, Rama u tërhoq nga vendimi për importin e këtyre armëve.

Zgjedhjet e 2017-s i dhanë mandatin qeverisës të vetëm Edi Ramës. Fushata e ashpër me “tepsi” e “timon” u mbyll me 74 mandate për PS-në dhe pjesa tjetër për PD e LSI-në. Vendimi i parë i qeverisë së re, “Rama 2” ishte më shumë simbolik dhe ndërgjegjësues për nxitjen e krenarisë së identitetit shqiptar. Qeveria e re shpalli vitin 2018 si vitin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Periudha përkonte me 550-vjetorin e vdekjes së tij. Vendimi u mirëprit dhe brohorit si vendim i duhur për të frymëzuar brezat e rinj me ndjenjën e atdhedashurisë.

Në mandatin e tretë, prioritetet e Qeverisë “Rama” kanë ndryshuar. Vendimi i parë ishte ai për ngritjen e një agjencie për informimin dhe komunikimin, me kompetenca të ngjashme me një ministri si dhe te Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Shqipëria e ka pasur në 1998 për një periudhë të shkurtër një ministri Informacioni. Musa Ulqini drejtoi këtë dikaster në kohën që Kryeministër ishte Pandeli Majko. Vendimi për të themeluar një ministri të tillë nuk iu atribua Majkos, por Fatos Nanos, që kishte dhënë dorëheqjen pas një viti e pak si Kryeministër i vendit.

Related posts

Yuri Kim: Investimet po rriten, korrupsioni po luftohet në Shqipëri

N E

Mbërrijnë rreth 32 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

D V

U rikonfirmua Ministër i Brendshëm, Çuçi: Prioritet ngritja e punës së Policisë, lufta ndaj kriminalitetit dhe kontrolli i territorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More