Agjencia Zhurnal.mk

Vendimet e reja të Qeverisë për mbrojtje nga virusi Korona, MSH do të raportojë vetëm një herë në ditë

Shkup, 2 1mars – Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 nga sot Ministria e Shëndetësisë do të informojë një herë në ditë për statistikat dhe shifrat e sakta të personave të infektuar në vend. Ne do të informojmë për situatën në orën 12:00 dhe ajo shifër do t’i referohet 24 orëve të mëparshme, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vendimet më rë reja të Qeverisë:

🔴MPB, Ministria për Mbrojtje dhe Ushtria do të bëjnë plan për zbatimin e masave më të rrepta kufizuese me qëllim pengimin e shpërndarjes së koronavirusit.

🔴Të gjithë personat që nuk respektojnë masat e vetizolimit do të vendosen në karantin shtetëror dhe kundër të njëjtëve do të ngritet procedurë përkatëse, kostoja gjatë kohës në karantinë shtetërore do të jenë në barrën e tyre.

🔴Komisioni për sëmundje infektive do të përgatitë rekomandime për regjim të veçantë të lëvizjes gjatë ditës dhe natës, organizimit të transportit publik, punës me ndërrime, kategori të përfshira të personave sipas moshës.

🔴Për kthimin e shtetasve tanë nga vendet e huaja do të ketë fluturime humanitare, ndërkaq obligim i tyre ligjor do të jeta që kur te kthehen të pranojnë që të jenë në karantinë për aq sa ka nevojë, për sigurinë e tyre dhe qytetarëve tjerë.

🔴Pagesa e biletës së aeroplanit për fluturimin e organizuar do të jetë në barrën e pasagjerit, ndërkaq kostoja për akomodim, transporti nga aeroporti dhe ushqimi do të jenë në barrën e buxhetit.

🔴Karantina shtetërore do të sigurohet nga MPB dhe Ushtria (çdo kat i objektit, çdo hyrje dhe dalje e objektit).

🔴Periudha në të cilën këta persona do të vendosen në karantinën shtetërore do të jetë minimum 15 ditë, menjëherë pas aterimit të tyre.

🔴Personat që do të jenë në karantinë do të jenë nga 1 deri në 2 persona në një hapësirë. Ushqimin do t’ua dërgonë drejtpërdrejt atje, higjienën do ta mbajnë personalisht.

🔴Ngrirjen e çmimeve të limonëve, portokajve, mandarinave, citronave dhe klementinave në nivelin e datës 11 mars.

🔴Vendosjen e 4,5 milion eurove në funksion të zvogëlimit të pasojave në ekonomi, nga COVID-19.

🔴Afati i dokumenteve për transport dhe letërnjoftime do të vazhdohet derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...