Vendimi i Kushtetueses për Butrintin, Zhupa: Hapi i radhës në SPAK

nga Redaksia

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa reagoi sot në lidhje me rrëzimin e kërkesës së PD-së nga Gjykata Kushtetuese për Butrintin, duke theksuar se “kjo gjykatë humbi një shans historik, humbi një shans për mos t’u ngritur as në nivelin e vendimeve të veta, në vendimmarrjen që ka marrë për Teatrin Kombëtar ku këto shkelje qe ne evidentonim për Butrintin, i kanë gjetur dhe i kanë votuar si shkelje në vendimmarrje të tjera”.

Në një deklaratë për mediet, Zhupa tha se “Butrinti është në rrezik nga pangopësia e disa njerëzve që japin me koncesion gjithçka qe nuk ngopen duke vjedhur paratë e shqiptarëve tani edhe trashëgiminë, historinë, identitetin e shqiptarëve ta vjedhin e tjetërsojnë. Butrinti është në rrezik, por ne nuk do të rrimë të bëjmë sehir pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Hapi i radhës është sigurisht hapi i SPAK. Hapi i radhës është sigurisht informimi i plotë ndërkombëtar dhe të gjithë institucioneve, ndërgjegjësimi 100% i opinionit publik që sot na mbështet, por do të duhet që këtë mbështetje ta reflektojë edhe në votë për të votuar një model kundër koncesioneve në trashëgiminë kulturore si i vetmi mekanizëm për të hequr këtë të keqe të madhe që ka Shqipëria dhe që kap qelizat e shtetit në çdo moment”, tha Zhupa.

Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi dje rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More