Agjencia Zhurnal.mk.

Vendimi për dorëheqjet pasi MPB ta publikojë raportin për zjarrin në Tetovë

Shkup, 4 tetor  – Kryeministri Zoran Zaev pret që në ditët në vijim Ministria e Punëve të Brendshme ta publikojë raportin për shkaqet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë që publiku të informohet edhe të mund si kryetar i Qeverisë të sjellë vendim për dorëheqjet e dorëzuara të ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë.

“Pjesa e forenzikës dhe ekspertizës të cilën e bëri MPB është dorëzuar te Prokuroria Publike dhe nga ai aspekt pres që në ditët e ardhshme të publikohet nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa Prokuroria Publike mund të vazhdojë me hetimin dhe të konfirmojë aspekte të tjera nëse duhet, por përgjigja e pyetjes se nga çka është shkaktuar zjarri dhe të gjitha hollësitë në lidhje me shkaktimin e zjarrit, pres të publikohen që ta dinë qytetarët, por ajo është edhe baza që të sjell vendim në lidhje me dorëheqjet e dorëzuara të ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë”, tha Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës së sotme për media në Qeveri.

Sa i përket raportit të ekspertëve gjermanë, Zaevi tha se parimisht ai pritet për rreth dy javë pas shkuarjes së tyre.

“Sa jam i informuar nga ministri i Punëve të Brendshme pas largimit të ekspertëve gjermanë parimisht për rreth dy javë pritet të mbërrijë raporti i tyre”, theksoi Zaevi.

I pyetur për qëndrimin e tij për kampin e zbulimit të cilin e organizoi Kampi i Zbulimit në Shkup, Zaevi tha se nuk është i informuar dhe kërkoi që pyetja e gazetarëve t’i dorëzohet me shkrim.

“Çka është ajo për kampin e zbulimit? Nuk e di se çka po ndodh për momentin. Nuk jam i informuar. Nëse më sqaroni çka është ajo me kampin e zbulimit. Ju lutem me shkrim të dorëzoni se për çka saktë bëhet fjalë të jap përgjigje për qëndrimin tim personal dhe qëndrimin e Qeverisë. Me të vërtetë për herë të parë dëgjoj për këtë”, tha Zaevi. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy