Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Vendimi për rishikim të buxhetit, pas masave ekonomike

Zhurnal Ads

Shkup, 9 shtator, zhurnal.mk – Ministria e Financave tek tani do të bëjë analizë nëse nevojitet një ri-planifikim i ri i buxhetit të shtetit. Së pari, në tryezë duhet të përcaktohet grupi i katërt i masave ekonomike, sa do të kushtojë dhe si do të ndikojë në buxhet, që pastaj të vendoset nëse do të ketë rishikim të dytë, thonë nga Ministria e Financave. Disa komuna kanë paralajmëruar tashmë për vështirësi financiare nëse shpenzimet për punonjësit e përkohshëm bien në llogari të tyre.

“Pasi që të diskutohet pakoja e katërt e masave dhe të vlerësohen implikimet fiskale, do të vlerësohet nëse ka nevojë për rishikim të dytë të buxhetit”, thonë nga Ministria e Financave.

Rishikimi i dytë i arkës shtetërore ndodhi në maj, gati dy muaj pas shpërthimit të pandemisë në vend. Me rishikimin e buxhetit, qeveria rriti shpenzimet me 53.7 milion euro nga ato të planifikuara fillimisht. Qeveria arsyetoi rritjen e anës së shpenzimeve dhe uljen e të ardhurave si të nevojshme për trajtimin e pandemisë.

Ministria e Ekonomisë 9.8 milion euro
Ministria e Shëndetësisë 10.6 milion euro
Ministria e Arsimit 5.6 milion euro
Agjencia e Punësimit 2.5 milion euro

Megjithatë, Qeveria me rishikimin e buxhetit ua zvogëloi buxhetet e pothuajse të gjitha ministrive, ndërsa përkohësisht u ndërprenë të gjitha masat për subvencione siç ishin ato për dritare PVC, panele diellore, shporete me peleta dhe të ngjashme.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

357 raste të reja, 689 të shëruar dhe 18 të vdekur nga Covid 19

T E

Zbardhen Mavrova, Pelisteri e Nizhepole nga bora

T E

Ndihmë prej 200 mijë euro për zejtarët

E.E.

Jetë për të gjithë – 14 milion euro për Grubin dhe qenë endacak për pacientët në spitale

Z H

100 ditët e Qeverisë, nesër Zaev ju drejtohet qytetarëve

T E

LSDM e VMRO me 8, BDI me 3, ASH dhe AA do udhëheqin 2 komisione

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...