Vendin gjatë muajit shtator e kanë vizituar 134.829 turistë

nga Xh M

Në shtator të këtij viti në RMV janë regjistruar 134.829 turistë, prej të cilëve 24,6 për qind janë vendorë, ndërsa 75,4 për qind janë turistë të huaj, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Numri i bujtjeve të kaluara në gusht të vitit 2024 është 262.632, prej të cilëve 31,9 për qind janë turistë vendor dhe 68,1 për qind janë turistë të huaj.

Në periudhën janar – shtator 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8,3 për qind, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 1,2 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 14,2 për qind.

Në periudhën janar – shtator 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 5,0 për qind, dhe atë: te turistët vendor ka rritje për 2,2 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 8,8 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More