Vendosen lule në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për nder të viktimave në Koçan! Mexhiti: Jemi bashkë

nga Xh M

Shkup, 16 mars – Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kreu i komunës së Çairit Visar Ganiu, dhe një grup i të rinjve, ka vendosur lule në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për nder të viktimave nga tragjedia në Koçan.

Sonte, në Sheshin Skënderbeu, vendosëm lule në nderim të jetëve të humbura të viktimave në tragjedinë e Koçanit. Së bashku, e ndajmë dhimbjen e solidarizohemi me njëri-tjetrin. Sonte, në gjuhë të ndryshme flasim, por njejtë i vajtojmë dhe pikëllohemi për të rinjtë dhe të rejat tona që i humbëm padrejtësisht. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit. Ata nuk janë vetëm në këtë dhimbje! Jemi bashkë!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More