Vendosja e tiketave ngjitëse të targave, qytetarët serbë mirëpresin zbatimin e e Marrëveshjes së Brukselit

Ka nisur sot zbatimi i pikës së dytë të Marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës, si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme. E vendosja e etiketave ngjitëse në targa po mirëpritet nga qytetarët serbë që ia kanë mësyrë Kosovës përmes pikës kufitare në Merdarë.

 

Zëvendësimi i tabelave të përkohshme, sipas marrëveshjes për targat të arritur në Bruksel, me vendosjen e etiketave ngjitëse mbi elementet shtetërore nuk zgjatë më shumë se një minutë, procedurë kjo që ka përshpejtuar procedurat për kalimet kufitare Kosovë – Serbi.

Ndonëse ka qarkullim më te vogël se më 20 shtator kur edhe u mor vendimi nga Qeveria e Kosovës për reciprocitet për targat e automjeteve të Serbisë, qytetarët që kaluan kufirin në Merdarë në përgjithësi po mirëpresin marrëveshjen e arritur në Bruksel, duke thënë se u takon të zbatojnë marrëveshjet që arrihen mes dy qeverive. Teksa shprehen të kënaqur që me marrëveshjen e Brukselit u është lehtësuar procedura për kalimin e kufirit me Kosovën.

Qytetari Dejan Paunoviq, që po udhëtonte për në Mitrovicë dhe në Vushtrri, thotë se procedura e re nuk po u merr shumë kohë. Teksa shton se këtë herë nuk pati vonesa të asnjë natyre.

“Është vetëm një procedurë, kështu që ne duhet ta zbatojmë atë që pajtohen ata të mëdhenjtë. (pyetja)Sa zgjatë e tërë procedura? Jo shumë, gjysmë ore. (pyetja)A ka pasur vonesa këtë herë? Jo, jo”, thotë ai.

Kurse Neshe Rashiq tregon gjithë procedurën që është dashur të kalojë për të kaluar kufirin në Mendarë.

“Vetëm i dorëzuam dokumentet, ajo që ishte më ndryshe kësaj here, ishte se e dorëzuam edhe polisën e sigurimit. Ata na kanë dhënë disa etiketa ngjitëse, të cilat i kemi ngjitur në targat e përparme dhe ato të pasme, e tëra përfundoi shumë shpejt. Ashtu janë pajtuar, e respektojmë këtë. Mund të them se është procedurë më e shpejtë se para dy jave me targat e përkohshme”, shprehet ai.

Edhe qytetari serb Milosh Milovanoviq thotë se procedura e re është shumë e lehtë se ajo paraprakja, kur është dashur që të pajisen me targat e përkohshme.

“Procedura është shumë e lehtë, pas verifikimit të dokumentacionit, polici ka dhënë etiketat ngjitëse me udhëzime. Etiketa e vogël është për mbulimin e emrit të shtetit, kurse ky i gjati vendoset mbi stemë. Vendosja zgjatë një minutë, mendoj se kjo është zgjidhje e mirë, më e mirë se ajo me targa të përkohshme”, thotë ai.

Kurse për Haxhi Sasha Iliq është e rëndësishme që njerëzit të mund të lëvizin lirshëm dhe pa pengesa.

“Shumë e thjeshtë, i kemi marrë etiketat ngjitëse, i kemi ngjitur ato, çdo gjë në rregull. Natyrisht se kjo është zgjidhje e përkohshme, me rëndësi është që njerëzit të qarkullojnë, qarkullimi i mallrave dhe njerëzve të ketë rrjedhë normale, e natyrshme”, thotë Iliq.

Pas largimit të barrikadave nga serbët në Jarinjë dhe Bërnjakë dhe të Njësisë Speciale të Kosovës, ka nisur sot zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

Implementimi i kësaj pike po zbatohet në përpikëri në Merdarë, ku të gjithë shoferët që po hyjnë në Kosovë dhe ata që po dalin jashtë saj e që kanë targat e veturave RKS apo SRB po mbulojnë simbolet shtetërore.

Ndërkaq, më 21 tetor pritet që të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të lartë. Grupi brenda 6 muajve duhet të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të tillë. /KP/

Related posts

Angelovska Bezhoska – Bërnz: Pavarësi dhe profesionalitet i Bankës Popullore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar

D V

Pastrimi i parave – Shqipëria e 72-ta në botë, rritet për 28 vende

D V

LOE: Masat e reja për mbrojtje nga KOVID janë të pazbatueshme, ato duhet të specifikohen

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More