Bota

Venecia i shpëton përmbytjes për herë të parë pas 1200 vitesh

Banorët e Venecias e dinë mirë: sa herë ka baticë, ata që banojnë në katet e para duhet të përgatiten të lëvizin orenditë e të heqin qilimat. Por këtë fundjavë, edhe pse kishte parashikime për një rritje të nivelit të ujit në masën 135 centimetra, i cili normalisht duhet të mbulonte me ujë gati gjysmën e qytetit, nuk ndodhi përmbytja.

Por kur ra alarmi i përmbytjes, e para e sezonit, banorët e qytetit lagunë ishin të qetë. Pas dekadash të tëra vonesash, polemikash e korrupsionit, barrierat anti-baticës më të fund ishin vënë në funksionim.

Si rrallëherë në raste të tilla, sheshi i San Marcos, kur do të mjaftonte dhe një vërshim prej 90 centimetrash për ta mbuluar në ujë. Ishte e pazakontë, por kafenetë mbetën të hapura dhe vendas e të huaj mundën të shijojnë shëtitjen qetësisht. Kjo ishte hera e parë në 1.200 vjet që Venecia i shpëtoi përmbytjes, transmeton Shqip njoftimet.

Më në fund, sistemi I mbrojtjes nga vërshimi ujit, i quajtur MOSE e i përbërë nga 78 mini-barriera të instaluara në shtratin e detit, funksionoi, duke ushqyer shpresat e një normaliteti edhe në vazhdim.

Postime të ngjashme

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

R ZH

Belgjika mbyll restorantet dhe vendos orë policore për të luftuar COVID-19

admin

Propozimi në Zvicër: Çdo qytetari nga 7 mijë e 500 franga

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...