Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Venezuela do të blejë 10 milionë vaksina Sputnik V

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se çdo person në vend do të vaksinohet, pavarësisht kombësisë së tij.

Venezuela ka nënshkruar një kontratë me Rusinë për të blerë 10 milionë doza të vaksinave Sputnik V COVID-19, njoftoi sot presidenti i këtij vendi, Nicolas Maduro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media, presidenti i Venezuelës, Maduro tha se çdo person në vend do të vaksinohet, pavarësisht kombësisë së tij.

“Ne nënshkruam një marrëveshje tjetër me Moskën për të pasur qasje në më shumë pajisje mjekësore. Faleminderit, presidenti Putin”, shtoi ai.

Ai vazhdoi duke thënë se synojnë të vaksinojnë falas 10 milionë qytetarë brenda 90 ditëve.

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA, Venezuela ka 112.636 raste dhe 1.018 vdekje nga COVID-19.

Postime të ngjashme

800 gjedhët në anijen e bllokuar në Spanjë duhet të eliminohen, thonë veterinerët

T E

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite rrëzon një dron të rebelëve të Jemenit

T E

Banorët e Islandës janë mësuar me tërmetet, një seri prej 6 mijë tërmeteve kanë goditur ishullin

T E

Vazhdojnë protestat popullore kundër juntës ushtarake

T E

Çekia drejt katastrofës totale në spitale për shkak të Covid-19

T E

Johnson: Punonjësit britanikë do të kthehen në zyrat e tyre brenda pak muajsh

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...