Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Venezuela po i braktis aeroplanët luftarakë rusë Sukhoi Su-30

Edhe pse vitin e kaluar Venezuela kishte blerë nga Rusia, 22 aeroplanë luftarakë Sukhoi Su-30, ende pa kaluar një vit, 65 % e aeroplanëve rusë janë jashtë funksionit, me probleme teknike.

Sipas burimeve brenda Forcave të Armatosura të Venezuelës, arsyeja që 65% e aeroplanëve Su-30 nuk janë në gjendje të fluturojnë, ka të bëjë me probleme të ndërlikuara teknike, probleme të cilat ekspertet ushtarakë rusë që janë në Venezuelë nuk mund t’i riparojnë.

Distanca e madhe në mes të Venezuelës dhe Rusisë për servisimin e aeroplanëve, si dhe problemet e shumta teknike të aeroplanëve Su-30, si duket do ta shtyjnë Venezuelën që të heqë dore nga aeroplanët luftarakë rusë Su-30 dhe të kërkojë zgjedhje tjera.

Problemet teknike me të cilat përballen aeroplanët Su-30, kishin quar edhe në rrëzimin e një aeroplani në nëntor të 2019. Tek Su-30 problem teknike ishin shfaqur menjëherë pas ngritjes, çka kishte ndikuar që aeroplani të kthehej përmbys. Me ktë rast edhe ishte pamundësuar katapultimi i pilotëve para se të rrezohet aeroplani, duke çuar në humbjen e dy pilotë venezuelas.

Postime të ngjashme

Europa rihap turizmin

S.B.

Gati lufta civile mes arabëve dhe izraelitëve

S.B.

Shpërthim në xhami gjatë lutjeve të së premtes, 12 të vrarë në Afganistan

S.B.

Indonezia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

S.B.

Draghi heq dorë nga paga e tij si kryeministër

S.B.

Gjermani, dy të tretat e qytetarëve të pakënaqur me menaxhimin e pandemisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...