Vengu: Kontingjenti i 16 EOD përfaqëson Shqipërinë me dinjitet në Letoni

nga D V

“Kontingjenti i 16 EOD përfaqëson Shqipërinë me dinjitet në Letoni”, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndau pamje nga misioni i këtij kontingjenti teksa theksoi se, “misioni vazhdon, vlerat mbeten”.

Majori i EOD, Gert Lala shprehet në video se Kontigjenti 16 EOD është pjesë përbërëse e një brigade shumëkombëshe në kuadër të misioneve të NATO-s.

“Detyra kryesore e misionit shqiptar është mbështetja e brigadës shumëkombëshe dhe njësive vartëse të saj me detyra EOD me qëllim eliminimin e rreziqeve që vijnë nga eksplozivët, municionet e pashpërthyera, si dhe pajisjet eksplozive të improvizuara, të cilët kanosin jetën e personelit dhe instalimeve ushtarake”, shprehet major Lala.

“Disa nga detyrat kryesore që kryen kontingjenti EOD janë, asgjësimi i municioneve konvencionale, asgjësimi logjistik i municioneve, pastrimi i zonave të infektuara nga prezenca e municioneve të paplasura, asgjësimi i pakove eksplozive të improvizuara etj”, tha ai.

Major Lala nënvizon se, “aktualisht, kontingjenti EOD është angazhuar në stërvitje për ruajtjen e kapaciteteve profesionale si dhe koordinimin e veprimeve në njësitë e manovrës”.

/a.f/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More