Vengu pret komandantin e KFOR: Bashkëpunim i ngushtë për sfidat e sigurisë në rajon

nga D V

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti në takim komandantin e misionit të KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Zhvillimet më të fundit në Kosovë ishin në qendër të diskutimeve mes ministrit Vengu dhe komandantit të KFOR. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i shprehu komandantit të KFOR, mbështetjen e Shqipërisë për këtë mision, ku aktualisht kontribuojmë në mënyrë aktive.

Teksa e cilësoi misionin e KFOR-it, një mburojë shumë të rëndësishme për stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës, ministri i Mbrojtjes, nënvizoi rëndësinë e ndërveprimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me të gjitha strukturat e sigurisë së Kosovës, të cilat tashmë janë një realitet.

Ministri Vengu dhe komandanti i KFOR shprehën gjithashtu nevojën për vigjilencë të shtuar dhe bashkëpunim të ngushtë për të adresuar sfidat e sigurisë në rajonin tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More