Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Venko Filipçe: Deri në fund të verës, mund të arrihet imuniteti kolektiv

Shkup, 8 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, vlerëson se deri në fund të verës, mund të arrihet imuniteti kolektiv, duke marrë parasysh të gjitha sasitë e vaksinave që duhet të arrijnë në vendin tonë.

Në intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Filipçe theksoi se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka nevojë që qytetarët të preferojnë ndonjërën prej vaksinave.

“Tani me ardhjen e kësaj sasie të konsiderueshme vaksinash, ndërsa ne presim njëqind mijë të tjera më 15 maj, përsëri nga prodhuesi Sinofarm dhe shuma prej 500 mijë vaksinave nga prodhuesi Sinovak deri në fund të majit, do të thotë një sasi dukshëm më e madhe, të cilat do të shpërndahen pas këtyre dy kanaleve që përmenda, vendosëm t’u jepnim përparësi atyre që aplikuan dhe prandaj u bë një prerje më 30 prill – të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar në faqen vakcinacija.mk, dhe janë të pavaksinuar që janë afër 160 mijë, në një periudhë prej dy javësh, diku deri më 15 maj ata do të marrin termin për vaksinim përmes SMS ose email me kohën e saktë dhe pikën ku duhet të paraqiten”, tha Ministri.

Ministri thekson se tani është periudha kohore në të cilën ne kemi nevojë për të arritur një përqindje të vaksinimit që do të jetë e mjaftueshme për të fituar të ashtuquajturin imunitet kolektiv, dhe kjo është, siç thotë ai, rreth gjashtëdhjetë përqind.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...