Agjencia Zhurnal.mk.

Venko Filipçe: Të pa vaksinuarit kundër Kovid 19, në rrezik!

Shkup, 17 korrik – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“U bëj apel të gjithë qytetarët të cilët ende nuk janë vaksinuar të vaksinohen sa më shpejtë që është e mundur. Vaksinat janë efikase dhe të sigurta, vetëm vaksinimi masiv mund t’i japë fund pandemisë globale të Covidit”, ka shkruan Filipçe në rrjetet sociale.

Ai njëherit thekson se në Evropë dhe botë janë vendosur kufizimet për personat e pa vaksinuar kundër Covid-19 tek të cilët vazhdon të përhapet virusi korona. Të hënën e javës që vjen pritet të nisë edhe vaksinimi I fëmijëve prej 12 deri në 18 vjeç, ndërsa deri tani interesim për tu vaksinuar kanë shprehur rreth 1800 fëmijë dhe të rinjë.

Derisa për fëmijët është e obligueshme paraqitja, për personat e moshës madhore prej dia ditësh në rrjedhëe sipër është vaksinimi pa termine.

Gjatë të premtes janë vaksinaur gjithsejt 10 mijë e 817 qytetarë, prej të cilëve dozen e pare e kanë prnuar gjashtë mijë e 76 persona. Deri tani janë vaksinaur gjithsejt 453 mijë e 773 qytetarë, prej të cilëve 272 mijë e 129 qytearë e kanë marrë edhe dozen e dytë të vaksinës anti kovid.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy