Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Vepra origjinale e Banksyt është djegur, digjitalizuar dhe vendosur në shitje

(HypeBeast) – Vepra artistike e titulluar “Morons”, një vepër që satirizon shitjen rekord të veprës “Sunflowers” të vitit 1987 realizuar nga Van Gogh dhe në të është e shkruar: “Unë nuk mund të besoj se ju ‘moronët’ në të vërtetë e keni blerë këtë ndyrësirë”, është vlerësuar fillimisht me 95 mijë dollarë dhe ishte blerë nga Galeria Taglialatella e New Yorkut, por kjo vlerë tani është rritur.

Para se ta digjnin veprën artistike, tifozët e kripto valutës e digjitalizuan veprën duke përdorur teknologjinë e bllokimit në “SuperFarm” dhe duke e ruajtur atë në formën e saj digjitale.

“Ne kemi zgjedhur në mënyrë specifike një vepër të Banksyit pasi që ai më parë ka copëtuar një nga veprat e tij artistike në një ankand”, ka thënë njëri nga anëtarët.

“Ne e shohim këtë djegie të veprës si një shprehje të vetë artit. Ne jemi duke gjeneruar një formë të re të veprave artistike përmes krijimit unike të kësaj ‘NFT-je’, që është një përfaqësim i drejtpërdrejtë i fizikes”.

“Morons NDT” do të dalë në ankand në “OpenSea” dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Postime të ngjashme

“Nomadland”, fituesi i madh i BAFTA-s

S.B.

Ungharetti, poeti i natyrës dhe shpirtit

S.B.

Origjina e panjohur e ‘Himnit të alfabetit’, të shkruar nga Parashqevi Qiriazi

S.B.

Instituti Francez në Shkup i dhuroi një donacion librash Universitetit të Tetovës

Z H

Letra që Gabriel Garsia Markez i shkroi të dashurës

S.B.

Historia tragjike e ish-shokut të klasës të Enver Hoxhës, që u ekzekutua me urdhër të tij: Partizanët shkuan për ta arrestuar te shtëpia e tij…

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...