Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Veprime konkrete në hapjen ndaj botës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha në nje konferencë shtypi se ne nje periudhe 5 vjecare u arrit vlera mbi 690 miliardë dollarë amerikanë ne investimet e huaja. Parashikohet se në vitin 2020 përdorimi real i investimeve të huaja nga Kina do t’i kalojë 140 miliardë dollarët, duke shënuar rekord të ri historik.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian tha:
“ Këto shifra tregojnë me forcë se përfitimet e sjella nga vazhdimi i zgjerimit të hapjes së Kinës ndaj botës së jashtme po shpejtohen dhe efektet janë të dukshme. Si në të kaluarën, tani apo në të ardhmen, Kina ka qenë dhe do të jetë gjithmonë mjedisi më tërheqës për investitorët. Sipas organit përkatës administrativ, nga viti 2017 e deri sivjet, për katër vjet me radhë, Kina ka shkurtuar listën negative të hyrjes së investimeve të huaja dhe shkalla e kufizimit është pakësuar më tej. Sektorët e ndryshëm, si prodhimi, energjia dhe burimet, infrastruktura, bujqësia dhe financat, janë hapur më tepër ndaj kapitaleve të huaja.

Zhao Lijian-i theksoi se aktualisht Kina po shpejton formimin e një modeli të ri zhvillimi. Ndërmarrjet me kapitale të huaja janë subjekte të rëndësishme përbërëse të qarkullimit të brendshëm ekonomik të Kinës, si edhe pjesë të rëndësishme të qarkullimit të jashtëm. Pala kineze mirëpret më shumë ndërmarrje me kapitaleve të huaja të kapin rastin e zgjerimit të hapjes .

Postime të ngjashme

Franca ndryshon qëndrimin për vaksinën AstraZeneca

S.B.

Ministrat e Azisë Juglindore kërkojnë dialog me ushtrinë e Mianmarit

S.B.

Japonia: Kina të ndalojë testime poshtëruese ndaj japonezëve

S.B.

Vaksina kundër koronavirusit të ri, kushti kryesor për haxh

S.B.

Zelandë e Re, mbyllet Auckland, shkak një infeksion i ri i koronavirusit

S.B.

Qindra vajza lirohen pas rrëmbimit në një shkollë të Nigerisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...